Dizenjatori Valdrin Sahiti këtë javë ka qenë i ftuar në emisionin "Oxygen" me Besim Dinën, i cili transmetohet në Klan Kosova.
Ai foli për të arriturat e tij, duke thënë se kishte një moment në karrierën e tij, ku ky nuk ishte i kënaqur, përcjell Klankosova.tv.
Sahiti gjithashtu tregoi emrat e të famshmeve botërore që ai i ka veshur, dukë përfshirë motrat Kardashian dhe Cardi B.
"Unë arrita në një pikë të karrierës ku nuk isha i kënaqur më me çka po bëja dhe çka arrita. Janë dy gjëra që nuk mund t'i bësh, t'i shkruash dhe t'i paguash, sepse është Beyonce. E kam vesh Kylie Jenner, motrën e Kim Kardashian, Kloe Kardashian motrën tjetër të Kim Kardashian, Paris Hilton, Rita Orën, Cardi B, kam vesh disa fytyra të njohura", u shpreh ai.
Ai shtoi se personalisht nuk është takuar me të famshmet botërore, por është takuar me stilistët e tyre.
Ndërkaq, foli edhe për çmimet që Beyonce ka paguar për fustanat e tij.
"Nustanet e Beyonces nuk përbëjnë gamën e fustanave të shtrenjtë tek ne, kane qenë diku rreth 800-900 euro. Na kemi fustana prej 300 deri në 3-4 mijë euro", u shpreh tutje ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Wa9DfLHmV-I&t=3003s
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.