Lajmet e fundit

Futbollisti, Valdrin Mustafa këtë verë i është bashkuar ekipit SC Verl që bënë gara në Bundesliga 3.
Sulmuesi kosovar ka arritur marrëveshje dyvjeçare me klubin në fjalë, dhe është cilësuar nga trajaneri Guerino Capretti si një transfer shumë i qëlluar dhe profili i Mustafës do t'i shërbejë shumë, njofton klankosova.tv.
23 vjeçari, bashkë me SC Verl kanë përfunduar përgaditjet para sezonit të ri që do të filloj javën e ardhshmë.
Po ashtu Mustafa ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësorë ku pati paraqitje solide.
Mustafa ka qenë pjesë skuadrave, Hannover 2, Koblenz si dhe Kaiserlautern U19. Teksa ka pasur edhe 5 paraqitje për kombëtaren e Kosovës U21
Ditë më parë futbollisti Valdrin Mustafa është fejuar me të dashurën e tij.