Lajmet e fundit
Ish gardiani i katalanëve ka folur për momentet e tij më të mira dhe më të këqija, si dhe për largimin e tij nga skuadra në drejtim të ishullit.

Në një intervistë për RCN, Victor Valdes ka kthyer shikimin prapa në karrierë.
Gardiani tha se nëse do të kthehej prapa në kohë, “kurrë nuk do të zgjidhte këtë punë, pra të qenit në portë”.
“Gjithmonë kam thënë se njerëzit më thonin se isha i mirë, derisa u bëra profesionist. Ata besuan në mua, por nuk e di nëse momentet e mira ia vlenin të këqijat deri tani”.
Ai tha se momenti më i mirë në karrierë ishte finalja e Champions League në Paris, sepse karriera e tij kishte marrë kthesë në atë moment; ndërsa momenti më i keq, lëndimi vitin e shkuar.
“Gjithçka filloi kur referoi nuk dha një penalti. Si kapiten protestova dhe ai dha goditje dënimi. Po të referohej penaltia, me siguri nuk do të dëmtohesha. Nëse do të mund të kthehesha në kohë, do të zgjidhja të mos isha kapiten atë ditë, sepse ashtu nuk do të më duhej të protestoja. Kurrë nuk do ta harroj atë moment. Por, ajo ngjarje më ka mësuar si të shijoj jetën, jashtë fushave”.
Valdes ka komentuar edhe largimin e tij nga Barcelona.
“Nuk më përshëndetën siç duhet, kryesisht sepse isha duke u trajtuar në Gjermani, por edhe shkaku i karakterit tim. Unë u largova. Njerëzit ndoshta kanë pritur më shumë nga unë”.