Lajmet e fundit
Në një intervistë për një gazetë meksikane, një nga bashkëpunëtorët e Los Blancos ka thënë se skuadra nuk po mund të përshtatet me ish-shefin e Napolit.

Rafa Benitez kurrë nuk do të ketë raportin që Carlo Ancelotti ka pasur me skuadrën, ka thënë Jorge Valdano.
Benitez ka pasur një start të vështirë me thashetheme të shumta, sidomos pas humbjes së thellë nga Barcelona dhe gabimit elementar në Kupë të Mbretit.
Valdano që e ka drejtuar Madridin mes viteve 199401996 dhe ka qenë drejtor sportiv i klubit, beson se Florentino Perez ka gabuar kur e ka zëvendësuar Ancelottin me Benitezin.
“Lojtarët që kanë dëgjuar dhe u janë përgjigjur butësisht kërkesave të tij, tani marrin urdhrave të Benitezit si ushtarë”.
“Florentino mori një rrezik të madh kur zëvendësoi njeriun që fitoi zemrat e lojtarëve. Është vështirë t’i bësh lojtarët ta pëlqejnë një trajner”.
“Rafa Benitez është duke luftuar që ta arrij këtë nivel – të cilin Ancelotti e arriti pa shumë mund”.
“Për ta kthyer besimin tek skuadra formulat e tij duhet të garantojnë fitore për skuadrën, gola për Cristianon dhe spektakël për fansat”.