Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka përcaktuar katin e tretë për vaksinim.
Kjo po u shkakton telashe të moshuarve, prej të cilëve një numër i madh me probleme shëndetësore, e që nuk mundën të shkojnë ta kryejnë këtë proces.
Këta kërkojnë nga ana e stafit që të përcaktohet një vend në kat të parë, që të jetë më lehtë i qasshëm.
Përveç kësaj, një pjesë tjetër patën telashe ngase nuk ishin të informuar se duhet në mëngjes të vijnë për t'u regjistruar në Sistemin e Informimit Shëndetësorë, e të pajisen me numra si formë termini për të mos krijuar tollovi.
Për problemin e parë, drejtori i QKMF-së deklaroi për Klan Kosova, se gjatë së shtunës, stafi u përkujdes për ata që nuk mundën të arrijnë në katin e tretë që të zbresin e ti vaksinojnë poshtë, ndërkaq që nga java tjetër pritet që procesi të vazhdoj në Sallën e Sporteve, ku do të ketë hapësirë më të madhe.
Sipas tij, nga java tjetër është planifikuar edhe shtimi i kapaciteteve të testimit, që aktualisht është afro 110 në ditë.
https://www.youtube.com/watch?v=aCs5otnlryU
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.