Lajmet e fundit

Një vaksinë e re eksperimentale për HIV mund të parandalojë infeksionin nga disa soje të virusit, kanë treguar studimet e reja.
Kjo vaksinë krijon antitrupa që sulmojnë pikat e dobëta të virusit, duke i neutralizuar disa soje të tij, ka treguar studimi i realizuar nga Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Britani.
Tretmanet aktuale për trajtimin e HIV kërkojnë që pacientët të përdorin ilaçe të ndryshme që kontrollojnë shumimin dhe shpërndarjen e virusit.
Megjithatë, në qoftë se tregon sukses, kjo vaksinë do të shndërrohet në tretmanin e parë që i mbron njerëzit nga kontraktimi i virusit HIV.