Analizat e fundit nga Instituti i Shëndetësisë Publikë së Anglisë (PHE) ka treguar se 105 mijë e 900 vdekje dhe mbi 24 milionë infeksione janë parandaluar si rezultat i programit të vaksinimit kundër COVID-19, deri më 20 gusht.
Vaksinat që përdoren në Angli janë, Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson&Johnson.
Rezultatet u prodhuan duke përdorur modelin e mbikëqyrjes pandemike në kohë reale nga PHE dhe Njësia Biostatistike e Universitetit të Kembrixhit, duke parë ndikimin e drejtpërdrejtë dhe indirekt të programit të vaksinimit COVID-19 në infeksionet dhe vdekshmërinë, njofton Klankosova.tv.
Totali u llogarit duke krahasuar ndikimin e vlerësuar të vaksinimit në infeksion dhe vdekshmëri kundrejt një skenari më të keq ku asnjë vaksinë dhe asnjë ndërhyrje shtesë jo-farmaceutike nuk ishin vendosur për të zvogëluar infeksionet dhe vdekshmërinë.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.