Lajmet e fundit

Një vaksinë ka treguar sukses për herë të parë në mbrojtjen ndaj sëmundjes seksualisht të transmetueshme gonorreja, kanë deklaruar shkencëtarët nga Zelanda e Re.
Tashmë ekziston një shqetësim që gonorreja po bëhet e pa trajtueshme nga antibiotikët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po e sheh zhvillimin e një vaksine për trajtimin e gonorresë si qenësore, para se ky infeksion të shpërndahet në masë të madhe.
Studimi i zhvilluar me 15,000 persona të rinj, i cili është publikuar në Lancent, tregon që infeksionet janë zhdukur në një të tretën e rasteve.
Rreth 78 milionë perona preken nga ky infeksion çdo vit, i cili mund të shkaktoj infertilitet.
Megjithatë trupi i njeriut nuk arrin të krijoj rezistencë pa marrë parasysh sa herë infektohet.