Lajmet e fundit

Por prindërit e saj besojnë se shenja e lindjes mund të ndikojë seriozisht në mirëqenien e saj mendore, raporton Yorkshire Live.
Nëna Celine dhe babai Daniel, nga Yorkshire, kanë zgjedhur të marrin Viennën në Spitalin Portland në Londër për të bërë operacionin privatisht.
Celine tha: "Vienna është një bebe e lumtur njëmuajshe e cila dashurohet pa kushte. Ne nuk do ta ndryshonim atë por është e rëndësishme ta heqim këtë para se ajo të fillojë shkollën”.
Celine po merr pjesë në një mbledhje fondesh për të ndihmuar vajzën e saj.
“Çdo para e mbledhur mbi shumën për trajtimin e Viennës do t'i dhurohet një organizate bamirësie për fëmijë. Ne do të ishim jashtëzakonisht mirënjohës për çdo donacion që do të ndryshojë jetën e vajzave tona”.
Në anën tjetër, Uebfaqja e NHS thotë: “Një shenjë lindje mund të hiqet në NHS nëse ndikon në shëndetin e një personi. Nëse doni që një shenjë lindje të hiqet për arsye estetike, do të duhet të paguani për ta bërë atë privatisht”.