Vajzat adoleshente që përdorin cigaret elektronike, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, ka paralajmëruar një ekspert.
Kështu ka bërë të ditur Profesor Kefah Mokbel - një nga kirurgët më të mëdhenj të kancerit të gjirit në Britani, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan Mail Online, ai ka frikë se një epidemi e lëngëzimit në mesin e të rinjve mund të ketë pasoja shkatërruese në të ardhmen.
Substancat toksike në avujt e thithur nga përdoruesit kanë qenë të lidhura me kancerin e gjirit, veçanërisht për gratë që janë ekspozuar ndaj tyre në adoleshencë, potencon tutje Mokbel, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.