15.04.2019 · përditësuar para 2644 dite1 min lexim
Nëse mendojmë të krijojmë një kostum menjëherë në mend na vijnë dia fjalë të tjera – shumë para, kohë dhe mund.
Por, disa mendje vërtetë shumë kreative mund ta kthejnë këtë aktivitet në argëtim duke përdorur vetëm objektet dhe gjërat që i përdorim çdo ditë.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Riley, një vajzë që vjen nga Australia, e cila e ka dëshmuar se me shpageta mund të krijosh një parukë shumë të veçantë dhe një tenxhere ku gatuan çdo ditë mund ta shndërrosh në një kapele unike.
Ajo ka rikrijuar fustanet e të famshmëve duke përdorur vetëm gjëra që i kemi të gjithë në shtëpi, madje nuk ka kursyer as ushqimet - rezultatet janë thjeshtë mbresëlënëse.
Jemi të sigurt se këto fotografi do t’iu bëjnë të buzëqeshni dhe ta kuptoni se ndonjëherë ju duhen vetëm disa ide, jo domosdoshmërisht shumë para.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.