Lajmet e fundit

Ajo kishte dyshime nëse mund ta vishte kostumin me ngjyrë të kuqe për dy muaj me radhë.
Eksperimenti nisi.
Marina pa dyshim se e dinte mirë se çfarë do të vishte, çdo ditë.
Marina Testino e kishte zgjedhur me qëllim një ngjyrë të ndezur për kostumin e saj sepse qëllimi ishte të tërhiqte sa më shumë vëmendje tek njerëzit për projektin e saj.
Ajo dëshironte që njerëzit të mendojnë për pasojat e konsumit të tepërt.
Eksperimenti e lejonte Marinën që të mos e kishte çdo ditë problemin se çfarë të veshë.
Pa dyshim, ajo i pastronte rrobat e saj shpesh.
Marina bëri fotografi të veshjes së saj çdo ditë derisa u përkujdes që veshja e saj t’i përshatej angazhimeve dhe ngjarjeve ditore.
Kostumi i saj i kuq dukej mrekullueshëm në festa.
Dukej po aq mirë edhe ditën.
Madje, edhe në punë.
Madje me kostumin e kuq edhe u argëtua në park.
Marina mendoi se ajo do të merrte shumë kritika. Por, sipas eksperimentit të saj rezulton se njerëzit nuk brengosen shumë se çfarë ne veshim.
Sepse është vetëbesimi që na bën të bukur, jo trendet e modës!
Në fund të eksperimentit të saj, vajza vendosi t’i shtojë diçka të re kostumit të saj.
Por, eksperimenti i saj që zgjati dy muaj i vërtetoi asaj dhe ndjekësve të saj se kualiteti ka rëndësi, jo kuantiteti.
Në vend se të blini shumë kostume ose rroba të tjera, më mirë blejeni një kostum ose një bluzë që do ta vishni për një kohë më të gjatë.
https://www.instagram.com/p/Bjz2Q1GA_42/?utm_source=ig_embed