Lajmet e fundit

Ash Soto ishte diagnostifikuar me sëmundjen vitiligo në moshën 12 vjeçare.
Përderisa vitiligo filloi t’i shpërndahej nëpër trup ajo ndihej e turpëruar për lëkurën e saj, veçanërisht pasi që një vajzë e kishte pyetur se a ishte larë me zbardhues.
E Soto tashmë 21 vjeçare, jo që nuk ndihet e turpëruar mirëpo krenohet me lëkurën e saj.
Në moshën e adoleshencës ajo vendosi që mjaft ishte torturuar sa i përket kësaj sëmundje dhe filloi të shfaqte lëkurën e saj, kështu deri sa një ditë e shndërroi edhe në art.
“Nuk e kisha kuptuar se sa e bukur ishte vitiligo derisa e kufizova me ngjyrë të zezë” ka thënë Soho.
Deri më tani ajo ka realizuar disa punime artistike në trupin e saj, duke përfshirë edhe “Starry Night” të Van Gogh, dhe nuk e ka në plan të ndalet.






