Lajmet e fundit

Ata që e kanë provuar një herë e dinë me siguri se sa e vështirë është për të mësuar diçka të re pa ndihmën e një “mësuesi”.
Adilyn Malcolm, një vajzë 12 -vjeçare është shembulli më i mirë që tregon se nëse dëshira juaj është mjaft e madhe dhe ju jeni gati për të punuar shumë, ju mund të arrini rezultate të mahnitshme duke mos dalë madje as nga dhoma e juaj, transmeton Klan Kosova.
Kjo vajzë është frymëzuar nga vallëzimi “dubstep” dhe filloi të shikoi video vallëzimi në YouTube , duke u përpjekur për të kujtuar dhe përsëritur lëvizjet.
Adilyn thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë: ju gjithmonë mund të pauzoni dhe të shikoni të gjitha lëvizjet që ju doni.
Në videon e mëposhtme mund të shihni se si ajo vallëzon pas vetëm tetë muajve praktikë. Shembulli i saj është me të vërtetë frymëzues.