Lajmet e fundit

Shkuarja në spital mund të jetë një përvojë stresuese.
Por po të kishit takuar një infermier të tillë, sigurt që do të kalonit kohë më të mirë pasi ai do të siguronte qetësim për çdo pacient të shqetësuar, njofton Klan Kosova.
Kështu të paktën shkruan Daily Mail, për infermierin e spitalit në Madrid, Fran Suarez.
Kjo pasi Suarez përshkruhet si infermieri më i pashëm dhe më tërheqës që keni parë ndonjëherë.
Veç tjerash infermieri i Madridit, punon edhe në orar të pjesshëm si një model ndonëse deri tani ka fituar më shumë se 50 mijë ndjekës në Instagram, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja dhe fotografitë simpatike që ai ka publikuar nga vendi i tij i punës.