Lajmet e fundit

Madeline Stuart është me sindromën Down, dhe gjithmonë ka ëndërruar të bëhet një modele e famshme.Së fundmi, ajo mori një lajm vërtet inkurajues: u kontaktua nga përfaqësuesit e firmës së rrobave Manifesta, kompani e cila prodhon veshje sportive për femra me përmasa të ndryshme. Pas kësaj, Madelinë nënshkroi kontratën e saj të modelingut me firmën!
“Jemi jashtëzakonisht të emocionuar për faktin se Madeline, nga të gjithë njerëzit e marrë në konsideratë, do të jetë fytyra e firmës tonë” – tha Manifesta, “Ashtu si Madeline e cila përpiqet të ndryshojë opinionet e njerëzve në lidhje me se si duhe të duket një modele, dhe ne kemi si qëllim të vërtetojmë se çdo femër- me çdo lloj trupi- mund të duket me stil”.
Vajza me sindromën Down vendosi të bëhej modele pasi humbi me sukses 44 paund.Madeline punoi dhe u stërvit shumë, derisa arriti të perfeksiononte vehten.