Lajmet e fundit

Është normale të lash duart në lavaman, por jo të bësh grimin dhe të rregullosh flokët. Të tjerët mund të shqetësohen nga ky veprim i juaji.
Asnjëherë mos e braktisni dikë në rrjetet sociale
Kjo është një “JO” e madhe. Të lësh dikë nga një mesazh në rrjetet sociale apo në telefon është e lehtë, por bota është e vogël, shkruan classlifestyle. Ndarjet digjitale mund të jenë më të shpejta dhe më të thjeshta, por janë më ofenduese se vetë ndarja.
Gjithmonë shkruani mesazh nëse do të vonoheni
Nuk ka rëndësi nëse është takim miqësor apo për çështje pune. Duhen vetëm 30 sekonda për t’i shkruar dikujt dhe për t’i treguar se do të vonoheni. Personi do t’ju falënderojë që të paktën nuk po pret jashtë.
Largoni pajisjet elektronike teksa hani
Imagjinoni që jeni duke darkuar me mikeshën tuaj dhe ajo gjatë gjithë kohës kontrollon telefonin dhe u përgjigjet mesazheve teksa konsumoni drekën. Kjo është vërtet diçka bezdisëse, prandaj përpiquni ta shmangni.
Mos e vendosni çantën mbi tavolinë
Çdo grua ka qenë ndoshta në një situatë, ku është ulur në tavolinë dhe ka filluar të kërkojë një vend për të lënë çantën. Mos i vendosni asnjëherë gjërat tuaja personale mbi tavolinë. Nuk po shkruajmë vetëm për çantën, por edhe për syzet e diellit dhe telefonin. Gjithashtu nuk është një ide e mirë ta vendosni çantën në dysheme. Nuk është shumë higjienike, plus që mund të gërvishtet në pjesën e poshtme.