Lajmet e fundit

Një fanse e inspiruar nga filmi i animuar “Rapunzel” tani ka flokët pothuajse 2 metër e gjysmë të gjata.
Për të arritur këtë gjatësi Aliia Nasyrova-s iu deshën rreth dy dekada.
Nasyrove, 27 vjeçare nga Rusia ka thënë që flokët e saja peshojnë rreth 2kg dhe se i nevojiten më shumë se një orë që t’i kreh.
Ndërsa bashkëshorti i saj flokët e Aliias i quan si anëtare të familjes, pasi që kanë nevojë për shumë kujdes dhe zënë mjaft vend në shtrat.






