07.03.2023 · përditësuar para 1195 dite1 min lexim
Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresa, ka uruar 7 marsin, ditën e mësuesit, me një fjalim të babait të saj në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në videon që e ka ndarë ajo, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tregon se si ishte arsimuar për të qenë mësues, por është detyruar që të luftojë kundër Serbisë, njofton Klankosova.tv.
“Unë jam intelektual, jam arsimuar për me qenë mësues por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë”, pati deklaruar Krasniqi në Hagë.
Kujtojmë se bashkë me Jakup Krasniqin për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë janë duke u gjykuar edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.