Lajmet e fundit

Megan Jayne, është një 22 vjeçare nga Anglia që kishte vuajtur nga anoreksia që prej moshës 14 vjeçe.
Kur mbushi 20 vjet ajo ishte e sëmurë dhe filloi trajnimit për tu shëruar, transmeton Klan Kosova.
“Më janë dashur dy vjet për tu shëruar nga anoreksia”.
“2 vjet në një spital dhe shumë lot të familjarëve të mi”, u shpreh Jayne.
Ajo u shpreh se kishte filluar që të mendonte ndyrshe për trupin e saj dhe të mos e donte më një trup thatanik, kur pa shumë hashtag në Instagram të shumë grave që ishin krenare me trupin që kishin.
Tani dy vjet pas Jayne dëshiron që me anë të fotografive të saj t’i inspirojë të gjitha ato gra që janë të fiksuara pas një fiziku që shohin nëpër kopertinat e revistave të modës.