Lajmet e fundit

Dhimbja e nyjeve mund të jetë e dhimbshme po aq sa e padurueshme dhe acaruese, prandaj ne ju sugjerojmë të provoni këtë ilaç efikas natyral kundër dhimbjeve reumatike dhe asaj të nyjeve.
Ky ilaç përveç se lehtëson dhimbjet e nyjeve, përmirëson dukshëm edhe qarkullimin e gjakut.
Mbi të gjitha, ky vaj është shumë i lehtë për tu përgatitur pasi ka vetëm dy përbërës: specat e kuq djegës dhe vaj ulliri.
Specat e kuq djegës janë provuar të jenë shumë efektiv në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të nyjeve ashtu si edhe dhimbjet që vijnë si pasojë e reumës, transmeton Klan Kosova.
Vaji që mund ta përgatisni vetë në shtëpi bën që të hollohet gjaku nëpër kapilarë, përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit metabolizmin dhe aktivizon proceset rigjeneruese në lëkurë prandaj është edhe shumë efektiv për problemet e tilla.
RECETA
Përbërësit:
10 speca të kuq djegës
2 filxhan vaj ulliri
Si ta përgatisni?
Fillimisht lani specat dhe hiqjani bishtat. Vendosni specat në një procesor ushqimi (mikser). Me këtë sasi të specave do të duhet të përfitoni një filxhan me speca të grirë.
Filxhanin me speca hidheni në një kavanoz qelqi dhe shtoni vajin e ullirit. Lëreni kavanozin të qëndrojë në një vend të errët.
Pas shtatë ditëve, kullojeni këtë lëng me anë të një garze (pëlhure të hollë).
Pas kullimit të këtij vaji, në vend se t’i hidhni specat e grirë, mund t’i përdorni si erëzë.
Në ndërkohë që vajin e fituar përdoreni për të masazhuar zonat e trupit ku keni dhimbje.
Kur të filloni me këtë tretman, masazhojeni pjesën e trupit ku keni dhimbje disa herë në këtë ditë me këtë vaj, apo sa herë që ndjeni dhimbje, praktikojeni masazhin.
Pasi të keni përfunduar me masazhimin e zonës, vendosni çorape ose geta të ngrohta.
Është e rëndësishme që edhe pjesët e tjera të trupit ku keni dhimbje (pos nyjeve të këmbëve) duhet t’i ngrohni poashtu – qofshin këmbët, qafa ose shpina.
Pasi të vendosni vajin, do të ndjeni se ajo pjesë do të fillojët të ngrohet dhe do të keni një ndjesi pickimi por mos u shqetësoni se kjo është normale.
Me kalimin e kohës, ju mund të reduktoni masazhet me këtë vaj.
Pas një muaji ose dy të përdorimit, këtë tretman mund ta aplikoni një herë në javë ose kurdo që keni dhimbje.
Vajin mbajeni në një vend të errët.