Lajmet e fundit

Milan është mposhtur në shtëpi nga Benevento me rezultat 0:1 në befasinë e javës së 34-t të Serie A.
Kuq e Zinjt u gjunjëzuan nga një gol i Pietro Iemmellos në minutën e 29-të, pas asistimit nga Benito Nikolas Viola.
Madje, dhjetë minutat e fundit mysafirët i luajtën me një lojtar më pak, pasi që Cheick Diabate pranoi kartonin e tij të dytë të verdhë.
Edhe në ndeshjen e parë mes këtyre dy klubeve, Benevento e kishte fituar pikën e parë në kampionat, kur portieri Alberto Brignoli kishte realizuar në sekondën e fundit të takimit.
Ata kishin arritur që të nxjerrin pikën e parë po ndaj skuadrës së Genaro Gatussos, pas 14 humbjesh radhazi në Serie A.