Futbollisti i Kombëtares së Shqiëprisë, Myrto Uzuni, tha se ndeshja e sotme u dha emocione të gjithëve.
Në Klan Kosova, ai ka theksuar se patëm një mbështetje të madhe nga tifozët dhe i falënderoi të gjithë.
“Një ndeshje e vështirë gjithashtu shumë e bukur, një emocion shumë i madh. Patëm një tifozeri të zjarrtë i falënderoj nga zemra të gjithë që na kanë mbështetur”.
“Mendoj se çunat kanë bërë një lojë të mrekullueshme e kanë dhënë maksimumin kanë dhënë zemrën në fushë ky është futbolli është pak dhe çështje fati”, tha Uzuni. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.