Ndeshje interesante janë zhvilluar në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Chicago Bulls e kanë mposhtur Utah Jazz me tetë pikë diferencë 107-99.
Chicago rikthehet tek fitorja pas humbjes së fundit, teksa për Jazz ishte humbja e parë pas pesë ndeshjeve.
Më i miri tek Chicago ishte DeMar DeRozan me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, teksa te Jazz, Donovan Mitchell me 30 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=PMbaPe0XrXY
Teksa, kampioni aktual Milwaukee Bucks kanë regjistruar një humbje tjetër kundër San Antonio Spurs me rezultat 93-102.
Më i miri tek Bucks ishte Giannis Antetokunmpo me 28 pikë, 13 kërcime dhe tri asistime, teksa tek Spurs, Dejounte Murray me 23 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=w_jIOSqeTEg
Detroit Pistons kanë fituar kundër Orlando Magic me rezultat 110-103.
https://www.youtube.com/watch?v=d8H8MR59Icg
New Orleans Pelicans kanë humbur në shtëpi kundër New York Knicks me rezultat 117-123.
https://www.youtube.com/watch?v=pP1a8Bh00pM
Toronto Raptors ka fituar në udhëtim te Indiana Pacers me rezultat të ngushtë 97-94.
https://www.youtube.com/watch?v=MLp3C2QchAY
Philadelphia 76ers e ka mposhtur Atlanta Hawks 122-94.
https://www.youtube.com/watch?v=lacOBGj3TuQ
Memphis Grizzlies kanë humbur kundër Miami Heat me rezultat 103-129.
https://www.youtube.com/watch?v=9ixNxwOTmDk
Denver Nuggets kanë fituar me rezultat të ngushtë kundër Minnesota Timberwolves 93-91.
https://www.youtube.com/watch?v=gVA4tADNJEY
Golden State Warriors kanë triumfuar kundër Oklahoma City Thunder me rezultat 103-82.
https://www.youtube.com/watch?v=4CJ5XGpHWgk
Phoenix Suns e kanë mposhtur Cleveland Cavaliers me rezultat 101-92.
https://www.youtube.com/watch?v=G1z07AOh9VE
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.