Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot do të promovohet libri për fëmijë “Uta në Sharr” nga alpinistja Uta Ibrahimi, libër ky që paraqet një rrëfim magjik duke ndërthur aventurën, natyrën dhe edukimin.
Ky libër është një thirrje për të njohur dhe mbrojtur natyrën, për të nxitur kureshtjen ndaj shkencave natyrore dhe për të zgjuar dashurinë për malet, kafshët, bimët dhe aventurat në ambiente të hapura, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë ngjarje e cila fillon nga ora 16:30 do të keni mundësinë ta bleni librin me çmim promocional me nënshkrim nga autorja dhe Ilustruesi.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.