Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj anëtarëve të familjes së tij.
Me të arritur policia në vendin e ngjarjes, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht policët duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore sipas raportit mjekësor.
Policët kanë marrë tretman mjekësor, e poashtu edhe i dyshuari për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje, njofton policia përmes raportit, përcjell Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.