Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në banesën ku jetonte çifti.
"Prishtinë / 17.04.2026 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se për shkak se në banesën e tyre kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.