Lajmet e fundit

Nëse jeni një nga ata njerëz që kalojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre ulur në punë, duhet patjetër të provoni ushtrimet që gjeni më poshtë, pasi ato mund t’ju ndihmojnë të jeni në formë edhepse jeni ulur.
Sipas disa studimeve të fundit, shumica e njerëzve kanë vetëm katër orë kohë të lirë çdo ditë dhe në shumicën e rasteve, kjo kohë kalohet duke shikuar TV, në Facebook dhe përsëri – ulur!
Megjithatë, nuk keni më justifikime, pasi mund të stërviteni në shtëpi me këto ushtrime me karrige, transmeton Klan Kosova.
Ushtrimet në videon më poshtë patjetër do të bëjnë që ju të gjeni një orë kohë për veten për të ushtruar dhe për të pasur trupin që ju gjithmonë keni ëndërruar.