Lajmet e fundit

Tre ushtarë të tjerë izraelitë janë vrarë duke luftuar kundër Hamasit në Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, duke e çuar numrin e humbjeve të IDF-së brenda enklavës palestineze në 69 që nga fillimi i operacionit ushtarak në tetor.
IDF-ja të dielën njoftoi se po zgjeron operacionet e saj tokësore në të gjithë Gazën ndërsa vazhdon të bombardoj brezin pas rënies së armëpushimit me Hamasin javën e kaluar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Sulmet izraelite në Gaza kanë rezultuar në vdekjen e rreth 15 mijë e 200 palestinezëve që nga 7 tetori, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah, e cila merr shifrat e saj nga Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza.