Lajmet e fundit

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut, Ibrahim Aqil.
“IDF eliminoi Ibrahim Aqilin, kreun e sistemit operativ të Hezbollahut dhe komandantin aktual të Forcave Radwan”, thuhet në deklaratën e kësaj ushtrie.
IDF-ja ka pretenduar se se Aqil e kishte filluar karrierën e tij në Hezbollah në vitet 1980 dhe kishte qenë përgjegjës për sistemet operative të grupit që nga viti 2004, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“IDF do të vazhdojë të veprojë për të degraduar aftësitë e Hezbollahut, për të goditur atë dhe për të operuar në të gjitha frontet për të mbrojtur qytetarët e Izraelit”, thuhet tutje në deklaratë.