Ushtria izraelite tha se duke filluar nga e premtja, një pauzë humanitare lokale në aktivitetin ushtarak nuk do të zbatohet në zonën e Qytetit të Gazës, pasi ajo "përbën një zonë të rrezikshme luftimi".
Kabineti i sigurisë i Izraelit kishte miratuar një plan për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, një veprim që zgjeron operacionet ushtarake në territorin e shkatërruar palestinez që tërhoqi kritika të forta brenda dhe jashtë vendit për vazhdimin e luftës pothuajse dyvjeçare.
Muajin e kaluar, Izraeli njoftoi ndalimin e operacioneve ushtarake për 10 orë në ditë në disa pjesë të Gazës dhe korridore të reja ndihme, ndërsa Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe hodhën furnizime nga ajri në enklavë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria izraelite tha të premten se "do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet humanitare së bashku me operacionet e vazhdueshme manovruese dhe ofensive kundër organizatave terroriste në Rripin e Gazës me qëllim mbrojtjen e shtetit të Izraelit".
Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare në rritje, të cilat qeveria i hedh poshtë, për shkak të krizës humanitare në Gaza, dhe bisedimet indirekte për armëpushim në Doha midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas janë ndërprerë pa asnjë marrëveshje në horizont.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.