Lajmet e fundit

Ushtria izraelite përmes një deklarate ka thënë se ushtarët e saj kanë vrarë 20 luftëtarë palestinezë në spitalin Al-Shifa në Gaza dhe kanë kapur dhjetëra luftëtarë të dyshuar.
“Njëzet janë eliminuar në spitalin Al-Shifa deri më tani në angazhime të ndryshme dhe janë dhjetëra të dyshuar të kapur”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se forcat izraelitë kanë rrethuar dhe bastisur spitalin Al-Shifa gjatë ditës së sotme.