Lajmet e fundit

Forcat izraelite kanë sulmuar dy vende në Gaza qendrore, për të cilat thotë se “përdoren nga militantët për të hedhur raketa në drejtim të Izraelit”.
“Dhjetëra raketahedhës u shkatërruan gjithashtu”, u tha në deklaratë.
Ushtria publikoi një video që tha se tregonte një nga operacionet e saj.
Sipas deklaratës së tyre, shpërthimi i shkaktuar nga sulmi izraelit duket se ka shkaktuar një lëshim rakete, që tregoi se raketat ishin ngarkuar dhe gati për gjuajtje.
Në video shihet se raketa vjen në tokë pasi ka udhëtuar rreth 100 metra, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Më në jug, në qytetin Khan Younis, forcat izraelite thonë se “goditën një bosht tuneli brenda një ndërtese dhe zbuluan armë dhe eksplozivë”.