Lajmet e fundit

Rajoni jugperëndimor i Japonisë, Kyushu, është goditur nga më shumë se 100 lëkundje pasuese që nga tërmeti me magnitudë 6.8 të së martës, i cili la të vdekur të paktë 13 persona. Shumë të tjerë raportohet se janë në gjendje “arresti kardiopulmonar” – një term që përdoret shpesh në raportimet paraprake në Japoni, para se vdekja të konfirmohet zyrtarisht, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.
Në mes të temperaturave përvëluese, ekipet e shpëtimit po gërmojnë në rrënojat e një fabrike letre dhe të një qendre tregtare në prefekturën Kumamoto, në kërkim të personave të bllokuar.
Qendra tregtare u përfshi nga një shpërthim rreth një orë pas goditjes së tërmetit.
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi paralajmëroi se shpëtimi i personave të bllokuar është “vërtet një garë me kohën”.
Mijëra njerëz janë strehuar në qendra evakuimi, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike.