Lajmet e fundit

Ushtria izraelite thotë se goditi një kompleks ushtarak të Hezbollahut në zonën Khiam në jug të Libanit.
Kjo ushtri përmes një deklarate tha se veprimi ishte në përgjigje të lëshimeve të bëra në drejtim të qytetit Acre, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në njoftim thuhet se avionët e saj luftarakë goditën gjithashtu një "post vëzhgimi" të Hezbollahut në zonën e Kfarkelës.