Ushtria izraelite ka goditur dhe shkatërruar një ndërtesë në Gaza, për të cilën thuhet se është më e larta në Rripin e Gazës.
Bëhet fjalë për Kullën Al-Ghefari, e cila ishte ndërtesë 16 katëshe dhe u godit nga IDF-ja përmes sulmeve ajrore, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Është bërë e ditur se sulmi ka ndodhur rreth një orë pasi familjeve të zhvendosura që strehoheshin brenda dhe aty pranë u dha një paralajmërim për t'u larguar.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.