Lajmet e fundit

Ushtarët izraelitë po luftojnë ballë për ballë me militantët e Hamasit në Gaza ndërsa operacioni në Rrip po përparon "siç ishte planifikuar", tha sot një zëdhënës i ushtrisë së vendit.
"Luftëtarët vazhdojnë të shembin linjat mbrojtëse të Hamasit në veri të Rripit të Gazës dhe të marrin kontrollin e zonave qendrore", tha admirali Daniel Hagari në një konferencë shtypi. “Ne vazhdojmë të intensifikojmë aktivitetin dhe të ecim përpara sipas planit dhe synimeve që i kemi vendosur vetes”.
“Një betejë zgjati ‘disa orë’ gjatë natës si pjesë e operacioneve tokësore, me mbrojtjen ajrore që ofronte mbështetje”, tha Hagari, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.