Lajmet e fundit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka thënë se operacioni ushtarak izraelit në zonën Khan Younis në jug të Gazën po përparon.
"Ne po i arrijmë misionet tona në Khan Younis dhe gjithashtu do të arrijmë në Rafah dhe do të eliminojmë elementët që na kërcënojnë”, është shprehur ai.
Bëhet e ditur se ka pasur luftime intensive në qytetin jugor ditët e fundit, veçanërisht rreth një kompleksi spitalor ku janë strehuar mijëra njerëz, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Operacionet e ushtrisë izraelite që synojnë terroristët na sjellin më pranë mundësimit të kthimit të pengjeve, sepse Hamasi i përgjigjet vetëm presionit”, tha tutje Gallant.
Ai shtoi se forcat izraelite deri më tani kanë vrarë rreth 10 mijë luftëtarë të Hamasit dhe sipas tij, 10 mijë të tjerë janë plagosur.