Lajmet e fundit

Ushtria izraelite thotë se 15 ushtarë të tjerë janë plagosur në Gaza dhe afër kufirit me Libanin gjatë 24 orëve të fundit.
Kjo ushtri tha se 11 ushtarë u plagosën në betejat tokësore në Gaza dhe katër pranë kufirit të Izraelit me Libanin.
Sipas shifrave të fundit ushtarake, të paktën 626 trupa izraelite janë vrarë dhe 3 mijë e 494 janë plagosur që nga 7 tetor.
Ndërkaq, sipas autoriteteve të Gazës, më shumë se 35 mijë e 200 palestinezë janë vrarë dhe 79 mijë e 200 janë plagosur.