Një ushtar që gjendej në bordin e një helikopteri ushtarak që u rrëzua në një xhungël të Indonezisë dy javë më parë, është gjetur i gjallë.
Yohanes Syahputra, u gjet i gjallë të enjten nga disa fshatarë të ishullit Borneo dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Klan Kosova.
“Falënderojmë Zotin, që kemi gjetur një nga pasagjerët e helikopterit të rrëzuar”.
“Ushtari është gjetur i gjallë por me plagë në duart, bel dhe këmbët e tij dhe ishte i dobët pasi nuk kishte ngrënë me ditë të tëra” ,ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Sabrar Fdilah.
Syahputra, ishte në bordin e helikopterit Bell 412 së bashku me katër ushtarë të tjerë, kur helikopteri humbi kontaktin më 24 nëntor.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.