Lajmet e fundit

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka draftuar një ligj përmes të cilit ndalohen postimet nëpër rrjete sociale nga ushtarët profesionist dhe personeli tjetër ushtarak, kjo mbi bazat e ruajtjes së sigurisë.
Në këtë projektligj thuhet që fotografitë, video dhe materiale të tjera që ngarkohen në internet mund të zbulojnë detaje ushtarake që mund të përdoren nga armiqtë.
Gjeo-lokacioni automatik mund të tregoj menjëherë vendin ku ndodhen ushtarët.
Ky ligj ndikon tek ushtarët e kontraktuar të cilët dërgohen jashtë vendit, jo rekrutët.
Në të kaluarën ushtarët rus kanë zbuluar lokacionin përmes postimeve, të trupave ushtarake të zhvendosur në Ukrainë dhe Siri.