Lajmet e fundit

Gratë të cilat ushqehen rregullisht me ushqime të shpejta jo të shëndetshme kanë nevojë për më shumë kohë që të ngelin shtatzënë krahasuar me ato që konsumojnë frute.
Sipas një studimi të realizuar së fundmi, ato gra të cilat kanë konsumuar ushqime të shpejta katër herë në javë apo më shumë, kanë pasur nevojë për një muaj më shumë kohë që të ngelin shtatzënë njëkohësisht edhe gjasat i kishin më të larta për infertilitet.
Ndërsa nënat e ardhshme të cilat kishin konsumuar frute të paktën tre herë në ditë, ngjizja tek to ishte më e shpejtë.
Autorja e këtij studimi, Claire Roberts, ka theksuar se një dietë e shëndetshme është mjaft e rëndësishme për shtatzëni.