Lajmet e fundit

Njerëzit që konsumojnë ushqim të gatshëm janë më të prekur nga depresioni, kjo pasi që këtyre ushqimeve iu mungojnë vitaminat dhe vlerat e duhura ushqyese, njofton Klan Kosova.
Kështu thuhet në një studim të publikuar në gazetën “Psikiatria molekulare”, e që është një analizë e kërkuesve nga Britania, Spanja dhe Australia, që kanë ekzaminuar 41 studime të mëhershme mbi lidhjet mes dietës dhe depresionit.
Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrna apo sheqer që janë tepër të përpunuara kanë një ndikim negativ dhe çojnë në inflamacion jo vetëm të zorrëve, por të gjithë sistemit trupor.
Kështu njerëzit që kanë një dietë të shëndetshme, të pasur me vitamina janë më të lumtur dhe më të mbrojtur nga problemet mendore.