19.05.2015 · përditësuar para 4089 dite1 min lexim
A keni menduar ndonjëherë se çka hajnë familja mbretërore angleze ?
Pothuajse të gjithë ndoshta e kemi idenë se ata hanë ushqime të shtrenjta dhe shumë ekstravagante por në fakt, realiteti është ndryshe.
Carolyn Robb e cila ka punuar si kuzhiniere personale e familjes mbretërore nga viti 1998 deri në vitin 2000 duke krijuar shumë receta për Princin Charles, Princeshën Diana, Princin William dhe Princin Harry.
Robb ka publikuar librin e saj The Royal Touch: Simply Stunning Home Cooking from a Royal Chef, ku ajo paraqet se familja mbretërore në të vërtetë ushqehet në mënyrë ekonomike dhe për më tepër në mënyrë të shëndetshme duke i marrë pemët dhe perimet nga bashqja personale, transmeton Klan Kosova.
"Ata e shijonin qumështin nga lopët, pemët dhe perimet nga kopshti,e në rast se ushqimi tepronte, i njejti përdorej edhe ditën e nesërme", shprehet ajo.
Madje, në libër ajo përfshiu edhe një foto të një letre falenderuese nga ana e princeshës Diana.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.