Lajmet e fundit

Më poshtë janë disa prej ushqimeve që ju ndihmojnë me memorien tuaj.
Avokado
Avokado përmirëson rrjedhën e oksigjenit në tru që mpreh kujtesën dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm të trurit.
Molla
Konsumoni mollët por pa i qëruar. Lëkura e mollëve është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimer. Gjithashtu, molla e kuqe është më e dobishme për trurin tuaj sesa molla jeshile, transmeton Klan Kosova.
Çokollata
Çokollata e zezë ka antioksidantë të cilat janë jashtëzakonisht të dobishëm për zemrën dhe trurin tuaj. Për më tepër, çokollata mund të rrisë përqendrimin dhe kujtesën.
Boronicat
Boronica është burim i pasur i antioksidantëve që mbron trurin nga dëmtimi dhe stresi oksidativ. Boronicat gjithashtu përmirësojnë funksionet njohëse si marrja e vendimeve, arsyetimi, kuptimi verbal, si dhe neurotransmetimi.