Ndonëse askush prej nesh nuk i reziston dot syve të një qeni kur na sheh teksa ne hamë, duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë ju japim.
Nëse më përpara ju kemi ndaluar ushqime të caktuara, më poshtë do të listojmë listën e ushqimeve që mund t’jua jepni katërputrakut tuaj.
Karotat janë burim shumë i mirë i disa vitaminave dhe mbajnë dhëmbët e qenit të fortë e të shëndetshëm.
Kos ose djathë të bardhë - Bulmeti i siguron qenit doza të mjaftueshme kalciumi. Kosi i pasur në probiotikë, baktere të shëndetshme rregullon sistemin tretës duke ndihmuar në proceset jetike.
Mishi i bardhë edhe pa dhjam është burim i mirë i vitaminave B dhe aminoacideve. Përshpejton metabolizmin e kafshës dhe i jep atyre energji.
Tërshëra përdoret nëse qeni juaj ka probleme me aparatin tretës.
Majdanozi do të neutralizojë aromën e pakëndshme të gojës së qenit.
Bizelet përmbajnë potassium,një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e qenit. Bizelet i sigurojnë gjithashtu katërputrakut tuaj fosfor dhe vitamin B.
Vaj kokosit përmban yndyrna të pangopura, përbërës antibacterial dhe antiviral. Është gjithashtu shumë i mirë për gëzofin e kafshës.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.