Lajmet e fundit

Tërshëra
Tërshëra është një burim natyral i fibrave dhe proteinave dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet në mëngjes dhe në darkë. Ndihmon në rregullimin e kolesterolit dhe pastron gjakun. Eliminon yndyrat dhe toksina nga trupi, kështu që është e rëndësishme ta integroni tërshërën në dietën tuja.
Perimet e pasura në fibra
Është e rëndësishme që të kuptoni se duhet të konsumoni një porcion perimesh të gjalla në ditë: karota, perime me gjethe jeshile, etj. Si rezultat, do të nxisni trupin tuaj të djegë më shumë yndyra. Gjithashtu duhet të përfshini në dietën tuaj edhe perime me sasi të larta fibrash si spinaqi e brokoli. Falë këtyre nutrientëve, trupi absorbon më pak dhjamë tek zorrët.
Fruta pylli
Frutat e shijshme si luleshtrydhet, boronicat e kuqe, boronicat blu dhe mjedrat kanë një sasi të lartë fibrash dhe uji, por shumë pak kalori. Falë flavonoideve të tyre, ato rregullojnë nivelin e kripës. Përmbajnë gjithashtu antocianinë, duke parandaluar asimilimin e yndyrave dhe sheqernave.
Salmoni
Duke qenë një burim thelbësor i acideve yndyrore omega 3 dhe proteinave, ai aktivizon metabolizmin tuaj dhe parandalon akumulimin e yndyrave në zonën e barkut. Një vakt salmon në ditë do të ishte mirë!
Vaji i ullirit
Kush nuk e dëshiron shoqërinë e vajit të ullirit nëpër sallata? Nxit absorbimin e nutrientëve dhe redukton kolesterolin. Funksionon shkëlqyer në rregullimin e yndyrave të zonës abdominale.
