Lajmet e fundit

Atleti i njohur, Usain Bolt ka deklaruar se dëshiron që të nënshkruajë kontratë me klubin futbollistik, Manchester United.
Ka pesë vite që ai nuk e ka fshehur dashurinë e tij për Djajtë e Kuq – dhe dëshirën për të luajtur në ekipin e parë të tyre.
Në një intervistë për MUTV, ai ka folur për një ftese që kishte pasur vite më parë nga trajneri Sir Alex Ferguson që të stërvitej me ekipine parë.
“Mendoj se do të isha shumë i mirë, shpejtësinë e kam, mund ta kontrollojë topin dhe të kuptohem me të gjithë lojtarët”, ka thënë Bolt.
Madje Bolt ka kërkuar një kontratë pesë vjeçare, transmeton Klan Kosova.