Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turi që zyrtarja e lartë europiane nis në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas agjendës së zbardhur, Von Der Leyen do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama dhe në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe plani i rritjes prej 6 mld euro.
Pas takimeve me Begajn dhe Ramën, Presidentja von der Leyen do të mbajë një fjalim në Konferencën Rajonale të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet pasdite, raporton A2Cnn, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Kosovë.
https://klankosova.tv/publikohet-agjenda-von-der-leyen-te-merkuren-ne-kosove/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.