Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit në Bruksel, ndalesa e radhës do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.
Von der Leyen arrin në Tiranë të mërkurën, më 23 tetor, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, shkruan CNA, transmeton Klankosova.tv.
Më pas, von der Leyen do të vazhdojë turin në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.